Pas publikimit të një regjistrimi audio ku pretendohet se një vartës i Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Çlirim Hajdarmataj, kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, është shkarkuar nga Ministri për arsye politike, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ministrit.
Përmes një postimi në Facebook, Beqaj ka hedhur poshtë këto pretendime duke deklaruar se personi në fjalë është larguar nga puna për arsye disiplinore që sollën dhe pasojat ligjore të largimit të tij nga puna.
“Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.
Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.
Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.
Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë”, thuhet në reagimin e Beqajt.
Emisioni investigativ “STOP” transmetoi mbrëmjen e sotme regjistrimin e një telefonate mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Kryetarit të degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, Çlirim Hajdarmataj. Ky i fundit pretendon se është shkarkuar nga Beqaj, i cili është deleguar koordinator për Tropojën, për shkak se nuk ka marrë pjesë në një mbledhje të asamblesë së PS në këtë rreth.
Hajdarmataj pretendon se se kjo mos prezencë i ka kushtuar jo pak, pasi disa ditë më vonë, pikërisht në datën 7 Nëntor 2016, pas një urdhëri të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ai është hequr nga puna. Në telefonatën regjistruar nga Hajdarmataj gjatë bisedës me ministrin Beqja, ky i fundit i drejtohet se "Të uroj suksese në jetë", por nuk përmend në asnjë moment shkarkimin e tij nga detyra.
Ndërsa në një reagim të mëvonshëm, Ilir Beqaj sqaron se Çlirim Hajdarmataj është shkarkuar për shkelje ligjore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com