Regjistrimi i Diasporës,Jahja Lluka:
Një dështim i madh për ekonominë

Regjistrimi i Diasporës,Jahja Lluka:<br />Një dështim i madh për ekonominë
Kryesuesi i departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, procesin e regjistrimit të Diasporës, e konsideron dështim fatal, pasi ky proces sipas tij mund të përfundonte brenda 15 ditësh.

Sipas tij është absurde të mendosh se parashikimi i regjistrimit të Diasporës, sipas ministrisë përkatëse do bëhët i mundur vetëm në 2020.

Procesi i regjistrimit të diasporës ka filluar në vitin 2014, dhe në bazë të rezultateve paraprake të publikuara ditë më parë nga Ministria e Diasporës deri në fund të vitit 2016, janë regjistruar gjithsej 342 mijë e 803 kosovarë që jetojnë jashtë vendit.

Jahja Lluka thekson se është bërë një përpjekje e dështuar, duke shpenzuar mjete dhe burime financiare në dëm të ekonomisë së shtetit të Kosovës.

Ai më tej tha se procesi i regjistrimit të diasporës do të mund të përfundonte gjatë regjistrimit të popullsisë në Kosovë, dhe sipas tij, arsyetimi se pse nuk është kryer gjatë regjistrimit të popullsisë është mos lejimi nga Eurostati.

Kryetari i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Lluka , me grantet që vijnë nga diaspora duhet të kanalizojë mundësitë për të lehtësuar procesin investimeve nga bashkëatdhetarët e Diasporës.

“Kjo realizohet duke krijuar mbështetje pragmatiste dhe duke dëgjuar zërin dhe nevojat që ato shprehin”, theksoi Lluka.

Ai shtoi se ata si Aleancë kanë krijuar mundësi të mira për të investuar diaspora në qytetin e Suharekës, dhe kanë lehtësuar procesin e regjistrimit gjatë mandatit të tyre katër vjeçar të udhëheqjes në këtë komunë.Kosova Press

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull