Regjistrimi i koalicioneve, Bylykbashi:
S'shtyhet, KQZ s'e ndryshon dot ligjin

Regjistrimi i koalicioneve, Bylykbashi:<br />S'shtyhet, KQZ s'e ndryshon dot ligjin
"Overdozë budallallëku juridik". Kështu e cilëson deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, kërkesën e PS-LSI drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore.
 
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bylykbashi shkruan se afati i vendosur është prekluziv dhe nuk mund të shtyhet.
 
Sipas tij, kërkesa e mazhorancës hedh në erë Kodin Zgjedhor të votuar me 84 vota, ndërsa thekson se KQZ as me 7 vota nuk mund ta ndryshojë ligjin për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve.  
 
"Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pike! Kush ju pengon te regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti erë mund t'ia shesin shqiptarëve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje.
 
Të shohim nëse KQZ do të këpusë ndonjë kumbull doktrinare lapidare. Mund t'u shkojë në mend të nxjerrin nje akt normativ te KQZ qe kerkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur te votoje me 7 vota unanime",
shkruan Bylykbashi.
 
Postimi i plotë në Facebook i Oerd Bylykbashit
Overdoze budallalleku juridik
Sot paskan dale PS dhe LSI e thone se do t'i kerkojne KQZ qe te shtyje afatin e regjistrimit te koalicioneve. Cfare gallate idioteske. Eshte afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pike! Kush ju pengon te regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo eshte nje e drejte jo nje detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund te garojne tek e tek, pse merziten? Peshkun qe i qelb bishti ere mund t'ia shesin shqiptareve perseri bashke edhe pa koalicion ne zgjedhje.

Keta duan ta bejne Kodin Zgjedhor si ate paçavuren qe bene per "vitingun" ku nuk lane procedure e afat pa bere çorap aq sa nuk merret vesh me llumi qe kane sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke permiresuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar te qartesojme afatet. Te del Rama me Meten, e me nje shkrese me dy firma hedhin ne ere nje Kod me 84 vota.

Te shohim nese KQZ do te kepuse ndonje kumbull doktrinare lapidare. Mund t'u shkoje ne mend te nxjerrin nje akt normativ te KQZ qe kerkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur te votoje me 7 vota unanime. Megjithate, kur perfaqesuesit e qeverise i thane Gjykates Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni qe ndokujt mund t'i shkoje ne mendje qe me akt normativ ndryshohet ligji.
Sugjerim per keta te PS-LSI: kerkoni nje shkrese mbeshtetese apo rekomandim per ndryshim afati andej nga ORMN (Oficina e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit) se kane eksperience ne ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia moren doren me "vitingun" kur i duhej Rames dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç'nuk rekomanduan.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg