Regjistrimi i LIBRA në KQZ
shtyhet për mbledhjen e radhës

Regjistrimi i LIBRA në KQZ<br />shtyhet për mbledhjen e radhës
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi në mbledhjen e sotme një udhëzim që pengon partinë e Ben Blushit, “LIBRA” që të regjistrohet në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.
 
Në këtë udhëzim parashikohet që çdo parti që kërkon të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje duhet që të mbledhë 5 mijë firma.
 
Por në Kodin Zgjedhor është e parashikuar që firmat për anëtarësim janë të nevojshme për partitë që në 6 muaj para regjistrimit nuk kanë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
 
Por ky parashikim në kodin zgjedhor është interpretuar në mënyra të ndryshme nga palët në KQZ. Për këtë udhëzim ka reaguar edhe deputeti Ben Blushi, i cili u shpreh se LIBRA do të bëjë të pamundurën që të garojë në zgjedhjet e qershorit.
 
Ky udhëzim shkaktoi debate në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një nga anëtarët e KQZ-së, Hysen Osmani ka kërkuar që të shtyhet diskutimi për këtë çështje pasi nuk janë të qartë.
 
Por kryetari i KQZ, Denar Biba tha se reagimi i partive të vogla bëhet për t’i bërë publicitet vetes.
 
Menjëherë reagoi deputetja Mimoza Hafizi e cila i kërkoi Bibës të specifikojë për cilat parti të vogla e ka fjalën.

Hafizi kërkoi që të mos kishte shtyrje të diskutimit por gjithçka të mbyllej ditën e sotme, por me votim unanim, KQZ vendosi që diskutimi për këtë temë të lihej për mbledhjen e radhës.

Po në mbledhjen e sotme KQZ pritet të miratojë regjistrimin për pjesëmarrje në zgjedhje të Partisë Agrare Ambientaliste dhe Partisë së Gjelbër.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg