Regjistrimi i LIBRA-s, Biba: Shpifje
e atyre që thonë se po sjellin moral

Regjistrimi i LIBRA-s, Biba: Shpifje<br />e atyre që thonë se po sjellin moral
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba i është përgjigjur akuzave të kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, lidhur me regjistrimin e kësaj force politike në KQZ. 

Përmes një statusi në Facebook, pasi Blushi iu drejtua me fjalë të ashpra dhe fyese, kreu i KQZ, Biba thekson se janë shpifje.

Sipas tij, qytetarët duhet të bëjnë dallimin e modelit të politikës që pretendon se sjell moral në politikën shqiptare. 

"Jam shume i keqardhur per sjelljen dhe fyerjet e drejtuara ndaj meje dhe mbiemrit qe une me krenari mbaj nga ana e deputetit B.Blushi. 
Paragjykimi i vendimmarrjes se KQZ dhe personalizimi i institucionit me emrin e kryetarit eshte nje veprim shume i ulet dhe jashte cdo morali. 
Sa keq qe, edhe nje parti, e cila pretendon te sjelle moral ne politiken shqiptare, shpif, fyen e hiqet si viktime, gjasme e persekutuar nga KQZ.
Shpresoj qe, jo vetem ju miqte e mi virtuale, por cdo qytetar te dije te beje dallimin mes pelivanlleqeve te politikaneve per 2-3 vota meshire me shume dhe sjelljes korrekte te profesionisteve",
shkruan Biba në Facebook. 

biba

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg