Regjistrimi në Universitet, ministrja e Arsimit: Nesër ka një raund shtesë! Ka ende kuota të lira, mund të aplikoni nga ora 08:00-16:00

Regjistrimi në Universitet, ministrja e Arsimit: Nesër ka një raund shtesë! Ka ende kuota të lira, mund të aplikoni nga ora 08:00-16:00

Evis Kushi

Është shpallur raundi i fundit për regjistrimin në Universitete! Ditën e nesërme, nga ora 08:00-16:00, të gjithë do të kenë mundësinë që të aplikojnë për t'u pranuar në universitete pasi ka ende kuota të lira. Këtë e bëri me dije Ministrja e Arsimit Evis Kushi duke thënë se të rinjve po u ofrohet një mundësi e re. 

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t'ju asistuar në këtë proces.

“Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhena që u mungojnë, dëshiroj t'ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re. Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 - 16:00”, shkroi Kushi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023