Regjistrimi në Universitet, sot ka një raund shtesë për maturantët! Aplikimet zgjasin deri në 16:00

Regjistrimi në Universitet, sot ka një raund shtesë për maturantët! Aplikimet zgjasin deri në 16:00

TIRANË- Ditën e sotme të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të aplikojnë për në universitet do të kenë mundësi ditën e sotme që të bëjnë aplikim, pasi do të ketë një fazë shtesë.

Duke qenë se ka ende kuota të lira, Ministria e Arsimit ka vendosur që të hapë një fazë shtesë, në mënyrë që t’iu jepet një tjetër mundësi për regjistrim të gjithë të rinjve që nuk arritën të plotësojnë formularin. Aplikimet do të zgjasin deri në orën 16:00.

“Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t'ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re. Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 - 16:00”, shkroi ministrja Evis Kushi një ditë më parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja