Gjatë ditës së sotme u duket se PD me aletatë e saj do të ishin të vetmit që do të krijoni një koalicion për të garuar në zgjehdjet e 25 prillit. Por vetëm disa orë më vonë, u shafqen dy koalicone të tjera për t'u regjistruar në KQZ. Pas dorëzimit të dokumentave si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit "Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”, ku përfshinte Kujtim Gjuzin, Zef Shtjefnin, Selami Jenishehrin dhe Kostaq Papën gjatë mbrëmjes së sotme u dorëzua në KQZ edhe kërkesa për regjistrimin e koalicionit "Aleanca", ku bëjnë pjesë 7 parti.

Aleanca Demokratike Shqiptare

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Aleanca e Reformave Demokratike

Aleanca barazi dhe drejtësia europiane

Partia lëvizja punëtore shqiptare

Aleanca partia për mbrojtjen e te drejtave te emigranteve

Partia me aftësi të kufizuara të Shqipërisë

Këto 7 partia kanë krijuar një koalicion me emrin "Aleanca" që do të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndërkohë që koalicion i PD me aleatët "Aleanca për Ndryshim" ende nuk është dorëzuar për regjistrim në KQZ pasi ende nuk ka dakordësinë e Nard Ndokës.