/ATSH-ANA-MPA/ - Bindjen se diskutimi për një lehtësim të ri të borxhit grek mund të hapet me kushtin që Greqia do të vazhdojë përpjekjet reformuese dhe zbatimin e masave që janë akorduar me trojkën, ka shprehur kreu i Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar (EFSF), Klaus Regling në një intervistë për gazetën ekonomike portugeze "Diario Economico".
I pyetur nëse do të ketë rrezik për daljen e Greqisë nga euro, Klaus Regling sjell në vëmendje faktin se Greqia nga 2009 deri më sot ka përshkuar një rrugë të gjatë, duke filluar nga një pozitë shumë e vështirë politike dhe ekonomike.
Kreu i EFSF shpreh bindjen se Greqia do të qëndrojë në euro, dhe nënvizon se javët e fundit është rritur në 70-80% të popullsisë, numri i grekëve që dëshiron qëndrimin e vendit në eurozonë.
Në vazhdim, Regling thotë se eurozona nuk parashikon largimin e një vendi anëtar nga monedha e përbashkët, duke nënvizuar se gjithë zërat për dalje të Greqisë nga euro vijnë nga media dhe jo nga qeveritarët evropianë.
/Shqiptarja.com