Rehabilitimi i 7 liqeneve, Koka
"Do të rikthejmë Lurën për vizitorët"

Rehabilitimi i 7 liqeneve, Koka<br />
TIRANE- Parku i Lurës do të jetë ashtu sikurse vite më parë, ku renditej në një nga bukuritë e Veriut, por edhe gjithë Shqipërisë. Ky është premtimi që ka dhënë Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dje gjatë përurimit të nisjes së projektit për rehabilitimin e plotë të këtij parku.

“Fillojmë sot rehabilitimin dhe ripyllëzimin e një prej parqeve më të rëndësishëm të natyrës shqiptare. Dikur Lura ishte simbol i bukurisë së natyrës. Në dy dekadat e fundit ajo u shndërrua në simbol të masakrës mjedisore.Me këtë projekt synojmë ta kthejmë Lurën në gjendjen e mëparshme. Do të fillojmë me infrastrukturën hyrëse në Park ku do të rehabilitojmë 20 km rrugë për ta bërë udhëtimin e çdo vizitori, të qetë dhe të sigurt. Pas kësaj do të fillojmë ripyllëzimin me 2 milionë fidanë”, ka deklaruar ministri Koka.

Duke iu referuar projekteve të rehabilitimit që do të vijojnë në javët e ardhshme, ministri i Mjedisit u shpreh: ”Gjetëm një buxhet të boshatisur, dhe në më pak se sa një vit, po zbatojmë projekte që do ta transformojnë tërësisht mjedisin dhe natyrën shqiptare“.

Sa i përket projektit për rehabilitimin dhe Pyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lurës, i financuar nga ministria e Mjedisit, fillon me rehabilitimin e 20 km rrugë për ta bërë udhëtimin e çdo vizitori, të qetë dhe të sigurt. Projekti përfshin vendosjen e sinjalistikës informuese për vendet me interes për t’u vizituar ku 27 tabela do të informojnë këdo që dëshiron të njohë Parkun Kombëtar të Lurës. Pas kësaj do të fillojë ripyllëzimi i Parkut Kombëtar gjatë të cilit do të mbillen 2 milionë fidanë.

Rehabilitimi do të përfshijë edhe peizazhin natyror të 7 liqeneve të këtij parku. Liqenit të Luleve do t’i kthehet pamja e dikurshme duke rehabilituar pasqyrën ujore të tij. Po kështu investimet që do të fokusohen në Lurë, synon të krijojë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonën e Lurës, të ofrojë mundësi punësimi për banorët vendas, duke synuar të minimizojë presionet ilegale mbi resurset natyrore të zonës si dhe të vendosë ekuilibrin e zhvillimit të turizmit rural, në funksion të resurseve natyrore dhe produkteve që ofron zona. Projekti i rehabilitimit të Parkut Kombëtar të Lurës prezantohet një javë pas përurimit të projektit rehabilitues në Kodër Vilë në Durrës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës