Rehabilitimi i bulevardit 'Zogu i Parë', shembet një pjesë e godinës së ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

Rikonstruksioni i bulevardit “Zogu i parë” në Tiranë që shtrihet nga sheshi “Skëndërbej” deri në ish-stacionin e Trenit, ka sjellë prishjen e një pjese të strukturës së godinës së Ministrisë së Drejtësisë dhe ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Godina është shembur në pjesën ballore të saj, për ti lënë vend zgjerimit të bulevardit, i cili po rikonstruktohet duke sjellë dhe zgjerimin e tij. Në pamje duket qartë prishja e pjesës ballore të objektit, shkallëve, ku një pjesë e zyrave të ministrisë së Drejtësisë, janë spostuar për tia lënë vendin, zgjerimit të bulevardit.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • legenat qe bejne tendera: 19/08/2020 14:51

    Kjo shtese e fasades eshte bere vite me pare per te rritur vleren e investimit, kuptohet edhe per te rritur sasine e parave qe do perfitohen nepermejet korrupsionit. E gjithe kjo vlere duhet te demshperblehet nga ish ministri i drejtesise qe ka bere kete kasolle, gjithashtu edhe nga bashkia qe ka dhene lejen e ndertimit, duke prishur fasaden origjinale te ish hotelit. Ja pra kjo eshte fytyra e korrupsionit te cdo qeverie dhe administrate qe ka drejtuar venditn prej 30 vjetesh.

    Përgjigju
  • Fatosi: 19/08/2020 14:48

    Hotel arberia aty e kishte lezetin tek veranda e jashtme,,,te zente korona per se dyti mor veliaj,,mor maskara...

    Përgjigju
  • Zen: 19/08/2020 13:22

    Nuk po zgjerohet bulevardi pour bulevardi po merr pjesen qe i takonte kur ministria ishte hotel ne vitet 80/

    Përgjigju
  • Plaku: 19/08/2020 12:33

    Duhen shembur gjithë muret abuzive e shtesat ,në cdo rrugë të Tiranës..,kalojnë njerëzit në rrugë makine..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës