Rehabilitimi i trotuareve në Rrugën e Kavajës, Veliaj: Tirana, qyteti që po përqafon biçikletat

Rruga e Kavajës, një nga akset kryesore të kryeqytetit, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Pas rehabilitimit të rrjetit të ujësjellës kanalizimeve dhe ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikletat, Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të rëndësishëm për ndërtimin e trotuareve të rinj. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe theksoi se rikonstruksioni i plotë i trotuareve do t’i japë mundësi qytetarëve që të lirojnë aksin e dedikuar për biçikletat.

Ndërhyrja kryesore ishte aksi qendror për biçikletat. Është një qytet që po i përqafon biçikletat, shumë të rinj po hipin mbi dyrrotakë dhe kjo është e ardhmja. Sheshi “Skënderbej”, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Liqeni, janë objekte ikonike, por ne na duhet që lëvizshmëria jonë të jetë një pedonale cilësore, ndaj dhe jam shumë i lumtur sot që në rrugën e Kavajës po bëjmë një shtrim të të gjithë trotuareve. Do t’u kërkoj banorëve që, me të mbaruar investimin e trotuareve cilësore tek rruga e Kavajës, të lirohet aksi qendror ekskluzivisht për biçikleta, dhe pastaj të gjithë këmbësorët të përdorin dy trotuaret anësorë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku vlerësoi se ky është një investim që do t’i rezistojë kohës, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka kryer të gjitha punimet nëntokësore që lidhen me rrjetin e ujësjellësit dhe telekomunikacionit. Sistemimi i trotuareve po shoqërohet gjithashtu me lirimin nga pengesat dhe ndërtimin e rampave për PAK.

Nuk është prekur që në vitet ‘50-‘60, kështu që jam shumë i lumtur që i kemi hyrë me themel, fillimisht me tubacionet e Ujësjellës-Kanalizimeve. Kanë qenë të gizës, të kohës së ‘xhaxhit’, shumë të amortizuara dhe të tejkaluara. Por, tani që rrjeti i ujësjellësit është vendosur, jam shumë i kënaqur që po vazhdojmë edhe me hapësirat pedonale në të dyja trotuaret.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. Veliaj nënvizoi se edhe 2019-ta do të jetë sërish një vit aksioni për të bërë një qytet të aksesueshëm për të gjithë.

Dua të ftoj të gjithë banorët të tregojnë bashkëpunim, teksa mbarojmë gjysmën e mbetur për të shkuar deri tek “21-shi”. Ne do ta përqendrojmë të gjithë vëmendjen tonë në zonat kapilare dhe lagjet. Ato zona të cilat kanë identifikuar tashmë, me Bashkinë, një hapësirë për një shesh rekreativ ose kënd lodrash, ky do të jetë prapë një vit aksioni. Ndërkohë, e gjithë ndërmarrja jonë do të fokusohet në kryqëzime, për të ulur rampat dhe për t’u siguruar që të jemi një qytet i aksesueshëm për ata që janë me karrige me rrota, për prindërit që shtyjnë karrocat me fëmijë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku bëri të ditur se ashtu sikurse tek Unaza, edhe në rrugën e Kavajës do të ketë korsi të dedikuara për transportin publik.

Një qytet i mirë, nuk është një qytet që mbron ose investon vetëm për atë 20% që ka makina, por edhe për 80% tjetër që ecën në këmbë, me biçikletë, me autobus. Kjo do të thotë se ashtu si Unaza, edhe në Rrugën e Kavajës do të kemi një korsi të dedikuar për autobusët. Brenda 2-3 vitesh në Tiranë do të jetë më e thjeshtë të shkosh me biçikletë ose me autobus, sesa me makinë, nga pika A në pikën B. Unë besoj se ky është qyteti i së ardhmes.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jul Cezari: 21/01/2019 07:42

    ..po Njerezit ku do kalojne o Lali Demagogu ,me Trotuaret anesore ku nuk shkembehen dot dy veta?!.'Plot me Kioska ,vazo lulesh.,karrige e Tavolina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!