Rehabilitohet psikiatria infantile, Manastirliu: Spitale miqësore me fëmijët
Spitali i Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë është rehabilituar tërësisht, me kushte dhe standarde bashkëkohore për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në spitalin e psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshentë
Spitali i Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë është rehabilituar tërësisht, me kushte dhe standarde bashkëkohore për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inaguruan ambientet e reja të këtij shërbimi, unik për llojin e vet në Shqipëri.
Kemi zgjedhur të jemi sot pranë fëmijëve me probleme të shëndetit mendor, për këtë investim të ri i cili ka shndërruar repartin e psikiatrisë infantile në një ambient miqësor me fëmijët. Dhe kjo është filozofia jonë, spitale miqësore jo vetëm në QSUT po kudo në Pediatritë në të gjithë Shqipërinë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu
I pranishëm në këtë inagurim, kryetari i Bashkisë Tiranë tha:
Më vjen mirë që na u dha mundësia të çojmë deri në fund atë që është parimi –edhe i kolegeve të mia që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës- që qyteti është një eksperiencë. Jo vetëm inventim pllakash e ndriçuesish, por një përvojë e të jetuarit. Këtë përvojë e ndajmë bashkë, pavarësisht se ku shërbejnë në një korporatë, qeveri qendrore apo lokale.
Kryebashkiaku Erion Veliaj
Klinika e Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve është një njësi specifike brenda shërbimit të Psikiatrisë. Është e vetmja strukturë me shtretër për këtë profil në vend, si ofruesja e shërbimeve terciare në psikiatrinë e moshave nën 18 vjeç.
Kjo klinikë ofron shërbime ambulatore, shërbime të Spitalit Ditor dhe shtrimet tipike afatshkurtra e afatmesme për rreth 1500 fëmijë e adoleshentë në vit.
Çrregullimet e zhvillimi, psikozat e hershme, çrregullimet afektive, çrregullimet e ankthit, anoreksitë dhe çrregullimet e tjera të ushqyerjes përbëjnë diagnozat më të shpeshta.
Investimi në Psikiatrinë për Fëmijë nuk është thjesht investim në infrastrukturë, por ka një vlerë terapeutike për fëmijët me probleme të shëndetit mendor, që përballen edhe me vështirësitë e qëndrimit larg shtëpisë, në përpjekjen për të luftuar me sëmundjen.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
62.9%
-
Të gabuar
25.2%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
17 Janar, 16:43
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz! Me precedentë të mëparshëm penal (EMRI)
17 Janar, 13:03
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Vrau 81-vjeçarin me çekiç pas kafes në shtëpi, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin
17 Janar, 11:07
-
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
17 Janar, 10:47
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25