/ATSH/.- "Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën si shtet të pavarur. Dëshirojmë që edhe shtetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë si ne", thekson i dërguari special i Kancelares Merkel, Ernst Reichel në një intervistë për gazetën serbe "Danas", pjesë të së cilës sjell sot RTK.
Merkel, ka thënë Reichel, nuk sjell dhurata për Serbinë në vizitën e planifikuar në Beograd, kurse Gjermania pret nga Serbia zbatimin e plotë të marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore Serbi - Kosovë.
"Edhe ne kemi pritje të mëdha nga Serbia - ajo lidhur me dialogun politik me Kosovën. Shpresojmë që së shpejti do të jemi në gjendje të themi se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore nga prilli i vitit 2013, është zbatuar plotësisht dhe se pengesat kryesore në rrugë janë hequr. Shpresojmë shumë që pastaj BE këtë vit të jetë në situatë të fillojë hapjen e kapitujve me Serbinë", theksoi Reichel.
/Shqiptarja.com