Ernst Reitchel, i ngarkuari për Europën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s tha nga Tirana se realizimi i suksesshëm i reformës në drejtësi mund të bëhet vetëm përmes një procesi gjithpërfshirës mes palëve, jo vetëm politike por edhe shoqërisë civile. Këtë qëndrim Reitchel e shprehu gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Drejtësisë Nasip Naço.

“Jemi të bindur se suksesi i kësaj reforme do të jetë nëse ajo realizohet nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës të palëve të interesuara”, u shpreh z. Reitchel
Ministri Naço e njohu z. Reitchel me nismat ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe impaktin e tyre në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ndërkaq Ernest Reitchel u shpreh i gatshëm në mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë Shqiptare në realizimin e reformave.
 
Të pranishëm në takim ishin edhe Zv.Drejtorja për Ballkanin Perëndimor znj. Katharina Ahrendts si dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri z.Hellmut Hoffman. 

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)