Myslym Murrizi, ish-deputet i opozitës, kandidat i Berishës qarkun e Tiranës, u paraqit në SPAK dhe në dalje, në një deklaratë të shkurtër për mediat, tha se ishte për një kallëzim që ai ka bërë.
"Isha për të sqaruar diçka që ka të bëjë me denoncimet e hershme dhe sistematike të miat. SPAK ka kryer punë me Myslimin, jam hetuar 10 muaj rresht. U futa me duar në xhepa, unë mbaj mend shumë nuk kam nevojë për letra", tha Murrizi.
Jashtë kamerave, Murrizi u tha gazetarëve se bëhet fjalë për kallëzimin që ka bërë në vitin 2022, për një tender të Ministrisë së Brendshme, të drejtuar në atë kohë nga Sandër Lleshaj, për uniformat e policisë së shtetit.

Sipas deklaratave të mëparshme, Murrizi i ka kërkuar SPAK të hetojë nëse ky tender iu dha apo jo një kompanie gërmimesh e cila nuk ka lidhje me rrobaqepësinë, por që sipas tij u shpall fituese duke sfiduar kompani të specializuara për uniformat.
Komente

