Reklamat në rrjetet sociale për lojërat ku fitohet para janë bërë mjaft virale në platformat online. Por së fundmi me anë të një njoftimi Policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, pasi është një mashtrim.
Ndaj këshillohet që mos të jepni asnjë të dhënë personale apo të dhënat e llogarisë bankare.
Njoftimi i policisë:
Apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”.
Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.
Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.
Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.
Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.
MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!
MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?
-
Po
64.8%
-
Jo
23.4%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 3431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi kandidati i parë! Më parë kandidoi për Berishën, e një herë për Metën
16 Shtator, 13:03
-
Prostitucion dhe lojëra fati, arrestohen në aeroportin e Rinasit 3 kinezë, nën hetim një 17-vjeçar
12 Shtator, 12:02
-
Rrumbullaku largohet nga Policia e Shtetit: Momenti i mbylljes së një cikli me uniformën e shenjtë
10 Shtator, 16:57
-
SKEDA/ Kush është Sokol Bizhga, drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit dhe pse është kandidati më i favorizuar! Nga rrezikimi i jetës më 1997, te Lazarati dhe postet e larta
6 Shtator, 09:48
-
‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku dhe drejtuesit e 12 qarqeve! Ministri: Garë me meritokraci! Komandohet në krye të bluve Bizhga
6 Shtator, 07:41
-
SKEDA/ Jep dorëheqjen Rrumbullaku, ja udhëzimi për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit! Kandidatët nën lupën e SHISH e Prokurorisë! Gara vëzhgohet nga SHBA e BE (DOKUMENTI)
5 Shtator, 22:05
-
I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)
31 Gusht, 10:55
-
Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor
28 Gusht, 17:14
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!
21 Gusht, 10:28
-
'Të mos futesh më në shtëpinë e të tjerëve!' Mesazhi i policit para se të qëllonte 45 vjeçarin! Efektivi me vilë 4 katëshe dyshohet për korrupsion! Gruaja i tha hetuesve: Kemi shumë para në shtëpi
20 Gusht, 18:46
-
I fshiheshin drejtësisë, në 7 muaj ekstradohen 58 të kërkuar në vendin tonë
20 Gusht, 15:00