Rekomandimi për negociatat, komunitetet fetare thirrje BE-së dhe qeverisë shqiptare

Rekomandimi për negociatat, komunitetet fetare thirrje BE-së dhe qeverisë shqiptare

Krerët e komuniteteve fetare

Pesë komunitetet fetare në vend kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët me rastin e rekomandimit për hapjen e negociatave me BE, duke përgëzuar popullin shqiptar, ndërsa i bëhet një apel qeverisë.

"Me këtë rast ne i bëjmë një thirrje me ngulm dhe vendosmëri ndërgjegjes së të gjithëve, politikës në përgjithësi e qeverisjes në veçanti, që të vazhdohet puna me përkushtim nga ana e të gjithëve për përmbushjen e standardeve që duhen për të qenë pjesë e Evropës. Në mënyrë të veçantë duam të theksojmë përpjekjet për reformën në drejtësi, për të cilën kemi pasur rast të flasim edhe në deklarata tona të mëparshme.

Po ashtu lufta ndaj korrupsionit dhe ndaj varfërisë së shqiptarëve. Nuk duhen mbyllur sytë ndaj shtresave në nevojë, ndaj punësimit të të rinjve dhe subvencionit të familjeve në vështirësi, nëpërmjet skemave të drejta të asistencës sociale".

Thuhet në deklaratën e komuniteteve fetare

Komunitetet fetare shprehin shqetësim për largimin e të rinjve nga vendit, duke theksuar se quhet të jepet shpresë për të ardhmen në Shqipëri. "Duhet të bëjmë detyrat mirë që më pas kryelartë të kërkojmë mbështetje nga të gjitha vendet e Evropës", theksojnë ata.

Në fund, ata u bëjnë thirrje shteteve anëtare të BE-së të mbështesin fuqishëm Shqipërinë në këtë proces. "Ne ju bëjmë thirrje përzemërsisht, por me vendosmëri, që të mbështesni hapjen e negociatave dhe sa më shpejt edhe anëtarësimin në BE të vendit tonë", thuhet gjithashtu.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Katolike

Kryegjyshata botërore e bektashinjëve

Vëllazëria Ungjillore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)