Vendimi/ Miratohet ndarja e fondeve për Bashkësitë Fetare! Nga Kryegjyshata Botërore te Komuniteti Mysliman, ja sa përfiton secila (109 milionë lekë në total)

Vendimi/ Miratohet ndarja e fondeve për Bashkësitë Fetare! Nga Kryegjyshata Botërore te Komuniteti Mysliman, ja sa përfiton secila (109 milionë lekë në total)

TIRANË- Një shumë prej 109 milion lekësh do të nxirret nga buxheti i shtetit të vitit 2020 për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare në vendin tonë. Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u mbajt ditën e djeshme.

Fondet do të përdoren për të mbuluar pagat e punonjësve të administratës në këto bashkësi, dhe shuma do t'u derdhet në llogari bashkësive fetare njëherësh brenda muajit qershor të vitit 2020.

Shuma totale e këtyre fondeve arrin vlerën 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekëve ndërkohë që ndarja vijon si më poshtë: 

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 824 000 (tridhjetë e një milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekë, të ndarë në:

i. 11 544 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 74 (shtatëdhjetë e katër) punonjës të administratës;
ii. 20 280 000 (njëzet milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 130 (njëqind e tridhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

i. 20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 132 (njëqind e tridhjetë e dy) punonjës të administratës;
ii. 5 148 000 (pesë milionë e njëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 33 (tridhjetë e tre) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

i. 6 240 000 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 (dyzet) punonjës të administratës;
ii. 19 500 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 125 (njëqind e njëzet e pesë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 696 000 (njëzet e pesë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 4 056 000 (katër milionë e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 26 (njëzet e gjashtë) punonjës të administratës;
ii. 14 640 000 ( katërmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;
iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit. Shuma do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2020, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të bëhet njëherësh, brenda muajit qershor të vitit 2020.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ateisti: 25/06/2020 09:33

    Ca harxhojm taksa kot me kto? Kur mund te shtronin rrug e rregullonim gjona apo te rrisnim paga etj ca te mire i sjellin vendit kto? Vec sa vjedhin lek kot sa varferojm shtetin kot.. boll sponsorizime buxheti shteti eshte i tepert

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 25/06/2020 09:27

    Pse duhet qe shteti ti jap leke ketyre, per cfare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës