Botërori 2026, që nis sot dhe do të mbahet në SHBA-Kanada dhe Meksikë, pritet të jetë ngjarja më e madhe e basteve e të gjitha kohërave, me më shumë se 50 miliardë dollarë (37.4 miliardë paund) të vendosura në të gjithë botën, shkruan BBC.

Në turne, lojtarët do të vendosin baste me vlerë rreth 500 milionë dollarë për ndeshje, sipas një parashikimi nga firma e shërbimeve financiare Macquarie. Totali i pritur prej 50 miliardë dollarësh do të jetë një rritje e madhe nga 35 miliardë dollarët e basteve të vendosura gjatë Kupës së Botës 2022, e cila u mbajt në Katar.

Grupet e ndërgjegjësimit për lojërat e fatit paralajmëruan se pothuajse të gjithë lojtarët humbasin para në planin afatgjatë dhe se ata që vënë baste gjatë Kupës së Botës rrezikojnë të inkurajohen të provojnë forma më problematike të basteve.

Analisti i Macquarie, Chad Benyon, tha se rritja e pritur e të ardhurave nga lojërat e fatit është kryesisht për shkak të zgjerimit të numrit të ekipeve në turne, nga 32 në 48 kombëtare. Si rezultat, do të ketë më shumë se 100 ndeshje gjatë një periudhe gjashtë mujore, krahasuar me 64 ndeshje të luajtura në Katar në vitin 2022.