379 kilometra janë përshkuar për 1 orë e 20 minuta duke përfshirë hipjen në avion, kohën në ajër si dhe zbarkimin në tokë. Kthimi ka rezultuar të jetë më i shkurtër, diku rreth 70 minuta, me një kohë prej 40 minutash në ajër.
Agjensia ajrore njoftoi se tashmë është krijuar një mundësi e re për ata që duan të fluturojnë nga kryeqyteti i Katarit në Nju Jork ose vende të tjera në Evropë nëpërmjet aeroportit më të populluar në botë.
Klasa e parë e udhëtuesve, ose ajo e biznesit nuk do të kenë shumë mundësi të shijojnë udhëtimet e tyre të luksit, me krevatë apo sauna. Pak a shumë ata do të kenë të njëtin udhëtim si klasa e thjeshtë e udhëtuesve për shkak të kohës së shkurtër të qëndrimit.
Sa i përket çmimeve, ato do të variojnë nga 230 dollarë për fluturimet ekonomike, në 570 për biznesin dhe deri në 1400 dollarë për ato luksoze.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
