Rekord, Irani 12 mijë kandidatë
  për zgjedhjet parlamentare

Rekord, Irani 12 mijë kandidatë<br />  për zgjedhjet parlamentare
Më shumë se 12 mijë kandidatë janë regjistruar për të garuar në zgjedhjet parlamentare në Iran, të cilat do të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
 
Pas mbylljes së regjistrimeve dje në mbrëmje, numri i kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 26 shkurtit të vitit të ardhshëm për 290 vendet në Parlament, u rrit mbi 70 për qind në krahasim me zgjedhjet e vitit 2012 duke arritur në 12 mijë.
 
 
Në mesin e tyre rreth 1100 janë femra. Megjithatë institucioni më i lartë i zgjedhjeve do ta ulë  numrin e kandidatëve dhe do të dalë me një listë përfundimtare, e cila do të publikohet më 9 shkurt.
 
Votimi do të mbahet në të njëjtën ditë me zgjedhjet për Kuvendin e Ekspertëve, një organizëm politik që monitoron punën e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei. Ky kuvend është përgjegjës për zëvendësimin e Ayatollah Ali Khamenei, në rast se ky i fundit vdes.
 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)