Rekord në tregtimin e makinerive dhe pjesëve të këmbimit për nëntor 2020, fasonët në ‘koma’

Tregtia ka hyrë në një trajektore pozitive rritëse në muajin nëntor të këtij viti, duke shënuar edhe një kthesë të fortë që pas përhapjes së pandemisë në muajin mars. Janë 27 miliardë lekë mallra të eksportuara në muajin e kaluar me një rritje 10.5% krahasuar me nëntorin e 2019, po ashtu edhe importet u rritën me 5% duke kapur vlerën e 56 miliardë lekëve. Sipas të dhënave të INSTAT deficiti tregtar në muajin nëntor 2020 ishte 28 miliardë lekë ose 12.9% më i ulët se në muajin tetor.

Ndikimin më të madh pozitiv në këtë rritje të eksporteve e ka dhënë sektori i tregtimit të makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit me +4.3%, i ndjekur nga materialet e ndërtimit me 3.5% dhe më pas renditet eksporti i energjisë elektrike me 2.4%.

Nga ana tjetër vijon të ketë një performancë negative sektori i fasonerive, i cili edhe në muajin nëntori ka shënuar rënie me 1.4%, çka tregon mungesën e kontratave të reja dhe shitjeve të produkteve të tyre. Po ashtu në rënie ishin e produktet e lëkurës dhe ato kimike e plastike.

Sa i takon importit përsëri rritja më e madhe është tek grupi i makinerive dhe pjesëve të këmbimit me 2.8%, materialet e ndërtimit me 2.4% dhe importi i ushqimeve dhe duhanit me rritje prej 2%. Ndërkohë si pasojë e prodhimit të lartë dhe konsumit të ulët nga biznesi vendi ka ulur importin e energjisë elektrike me 2.9%.

Megjithatë pavarësisht përmirësimit eksportet në 11 muajit e këtij është në rënie me 10.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019, dhe importet me rënie 8.4%. Ndikim kryesor negativ në tregti nga janari në nëntor e ka dhënë sektori fason dhe energjia elektrike. Referuar INSTAT në 11 muaj 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 249 mld lekë dhe importet e arritën 544 mld lekë.

Gjatë kësaj periudhe të vitit rritja më e madhe e importeve është regjistruar me Gjermaninë, Rusinë dhe Serbinë, ndërsa e eksporteve me Gjermaninë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

EKSPORTET

Nëntor 2020        27 mld lekë

Nëntor 2019        25 mld lekë

Diferenca            +2 mld lekë

IMPORTET

Nëntor 2020        56 mld lekë

Nëntor 2019        53 mld lekë

Diferenca            +3 mld lekë

TREGTIA E JASHTME JANAR-NËNTOR

Eksportet                 249 mld lekë

Importet                   544 mld lekë

Deficiti tregtar         295 mld lekë

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja