Rekord viktimash nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, 1.610 humbën jetën në 24 orët e fundit

Rekord viktimash nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, 1.610 humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto nga spitalet e Britanisë së Madhe

BRITANIA E MADHE- Një rekord negativ është shënuar gjatë 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe, pasi si pasojë e COVID-19 humbën jetën 1,610 persona, shifër e cila nuk ishte regjistruar më parë gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 33.355 persona.

Numri total i infektimeve ka shkuar 3.466.849, ndërkohë që numri i viktimave është 91.470 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë i cili nisi vaksinimin e qytetarëve për COVID-19 me Pfizer.

Pas vaksinës Pfizer nga kompania BioNtech ajo ka miratuar edhe vaksinës AstraZeneca dhe Moderna me qëllim minimizimin e infektimeve dhe viktimave si pasojë e virusit.

Pas shfaqjes së varianteve të reja të COVID-19, qeveria britanike ka ndërmarrë masa më strikte shtrënguese anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar