Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve

Pagesat me para në dorë vijojnë të mbizotërojnë në ekonominë shqiptare. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se paraja jashtë bankave nga janari deri në gusht të këtij viti është rritur me 15.5 miliardë lekë afro 150 milionë euro. Në fund të muajit gusht jashtë sektorit bankar qarkullonin 403.8 miliardë lekë, nga 388.3 miliardë lekë që ishte vlera në nisje të vitit.

Si rezultat i nivelit të lartë të parasë fizike në ekonomi, qeveria pritet të kufizojë pagesat me para në dorë edhe për qytetarët, pasi bizneset aktualisht e kanë të kufizuar deri në 150 mijë lekë.

Kufizimi i pagesave me para në dorë ka qenë edhe propozim i Komisionit Evropian, si metodë për të ulur informalitetin në ekonomi. Kurse shoqata e bankave ka propozuar që ky tavan të jetë 750 euro, dhe përtej kësaj vlere të mos lejohen më pagesa me lekë në dorë. Caktimi i një limiti sesa do të jetë vlera që qytetarët do të mund të përdorin për të paguar mallra apo shërbime në cash do të caktohet brenda 2026-ës.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave qeveria ka listuar 7 arsyet për nivelin e parë të cash-it në ekonomi, ku thelbësore mbeten, kultura jonë për të bërë pagesa, normat e ulta të interesit për depozitat, mungesave e terminaleve POS në dyqane për të paguar me kartë, informaliteti, mungesa e besimit ndaj bankave apo edukimi financiar. Në dokument thuhet gjithashtu se pagesat fizike, përdoren si alternativë për të fshehur burimin jo të ligjshëm të të ardhurave.

Përtej informalitetit e rrezikut të pastrimit të parave që vjen nga volumi i lartë i parasë fizike, ekspertët thonë se po konkurrohen edhe bankat, pasi milionat jashtë bankave po përdoren për biznesin e ‘fajdeve’.

PARAJA JASHTË BANKAVE
Gusht 2023          394,425 mln lekë
Gusht 2024          403,867 mln lekë
Rritja                    9,442 mln lekë
Janar 2024           388,326 mln lekë

 

ARSYET KRYESORE QË NDIKOJNË NË CASH-IN E LARTË NË EKONOMI
1. Kultura jonë e kryerjes së pagesave me para në dorë;
2. Normë e ulët interesi për depozitat;
3. Mosinstalimi i terminaleve POS në të gjitha pikat e shitjes me pakicë;
4. Burimi i parave cash, nëse një individ ka një të ardhur 80 mijë lek në muaj dhe shpenzon 200 mijë lek në muaj, pra jashtë burimit të ligjshëm, logjikisht që këtë diferencë e ka të krijuar nga burime të paligjshme;
5. Niveli i ekonomisë informale/jo-zyrtare;
6. Besimi i ulët në sistemin bankar dhe preferenca për para në dorë;
7. Niveli i ulët i edukimit financiar dhe rezistenca ndaj ndryshimit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/09/2024 03:18

    Pagesat ne dore nuk bejne as nje vrime ne informalitet.Fajtori jane ato shumat qe kapen cdo jave ne fundrat e dyfishte te cantave e makinave apo ne tavanet e serbatoret e tyre,ato shuma qe kapet nje e u ikin dhjete,ato shuma qe vijne nga krimi brenda e jashte e investohen ne real estate.Ndaloni lejet per kulla e pallate e rezorte luksoze,se agroturizmi ne fshat e male nuk kerkon ato shuma marramendese qe kerkojne keto te tjerat dhe keni per te pare si do ulet vlera e lekut.Shteti duhet t'a kishte kuptuar se perse gangot i shpelajne parate ne Shqiperi dhe jo ne vendet ku bejne maskarrlleqet, se e dine qe atje do u kerkonin origjinen e parase edhe sikur nje kabine plazhi si ato te Xhaxhit te ngrinin,kurse ne Shqiperi,rezortet,pallatet e kullat /e barit/ jane bere mullare e askush nuk i ndalon,apo t'i pyese edhe kur bejne kate shtese pa leje nuk i plasin syte!!

    Përgjigju
  • Nga Dr: 29/09/2024 00:28

    Nuk eshte aq e thjesht,personalisht do preferoja pagesa ne cash per gjerat e perditshme ... kur vendosen shm rregulla,nevojitet dhe shume energji per te kontrolluar,qe tani paguajme kot me kot mirembajtje llogarie bankare ,qe ne fakt duke qene elektronike,mund te ishte dhe falas e ofruar nga banka... Pa llogaritur dhe infot shtese se cfare ha ,pi ose konsumon neper biznese dhe qe u shiten firmave te reklamave e kontrolluesve te shtetit... dmth privatesia te harrohet

    Përgjigju
  • Kovaçi: 28/09/2024 19:45

    Në radhë të parë të pajisen me automat POS pagesa e faturave të oshee, ukanalizime, telefonia dhe pastaj edhe pagesat e tjera. Po nuk qenë këto në rregull mos kërkoni për të tjerat. Po ashtu duhet të ket internet te vazhdushëm e me shpojtësi të mjaftushme kudo ku paguhet paguhet me kartë bankare. Të kualifikohen arkëtaret për pagesë ne kartë bankare. Bankat duhet të jenë transparente për pagesat që kryhen me kartë. Edhe njerzit duhen mësuar të përdorin kartat bankare. Të hiqen pagesat shtesë per pagesat me internet nga bankat. Të hiqen pagesat për mirëmbajtjen e automateve bankarë në bankaa. Etj. Etj.

    Përgjigju
  • E verteta: 28/09/2024 19:08

    Fajtoret real te kesaj situate qe godet shtresat e mesme dhe bisnesin e ndershem ne shqiperi eshte Banka Qendrore dhe Korupsioni Qeveritar. Ne maqedoni psh nuk ben dot kembim te 50€ ne change pa treguar ID. Bumi i ndertimeve kriminale ne tirane dhe zonat bregdetare cfare burimi financiar kane? Nuk e ka fajin kultura e cash jooo e ka amnistis fiskale qe qeveria e vuri ne zbatim ne menyre ilegale. Pasoja edhe me te renda se kanabizimi na presin nga kjo sjellje kriminale e qeverise.

    Përgjigju
  • Genci: 28/09/2024 17:44

    si per shembull ulja e nivelit te Divas per pagesat deri ne 150 mije lek do rriste pa diskutim bazen tatimpaguese dhe luftonte cdo nivel informaliteti edhe kursin e kembimit jashte bankave burimi i pare i pastrimit te parave

    Përgjigju
  • Zeneli: 28/09/2024 17:28

    Ligjet janë shumë në rregull zbatimi i tyre ka probleme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori