TAJLANDE - Trafiku në Bangkok mund të jetë kaq i tmerrshëm sa gratë të cilat janë në prag lindje nuk ia dalin deri në spital, ndaj përveç trajnimit që i bëhet policëve të trafikut, për veprim nëpër rrugët me emergjenca, atyre u mësohet edhe sesi të presin lindjen e një fëmije.
19 vite më parë një iniciativë për t'i dhënë policisë trajnime sesi të presin një lindje, ka bërë që prej asaj kohe të lindin plot 107 fëmijë, të cilët janë pikërisht policët e trafikut që kryejnë edhe rolin e mamisë.
Një 45 vjeçar, punonjës trafiku është personi i cili mban rekordin përsa i përket pritjes të lindjeve në rrugët me trafik të Bangkokut. Fëmija i fundit që erdhi në dritë nga 45 vjeçari, lindi në sediljen e pasme të një makine gjatë orëve të mëngjesit me datë 20 gusht të këtij viti.
Pas 15 vitesh eksperiencë, tashmë ai është i sigurt në punën e tij, ndërsa tregon se herët e para teksa priste lindjet në rrugë, i dridheshin duart.
"Është e rëndësishme të përqendrohem dhe të mendoj rreth asaj çka duhet të bëj, si dhe mësimeve që kam marrë nga doktorët. Tashmë ndihem i sigurt, por nuk mund ta mohoj se në fillime bëhesha tepër nervoz.", shprehet polici.
Gjithsesi sipas tij, në momentin e parë që dëgjohet e qara e parë e fëmijës, është një kënaqësi tepër e madhe, sidomos pasi njerëzit duartrokasin dhe më përgëzojnë.
Këtë vit ishin plot 107 policë të cilët u trajnuan për të ndihmuar gratë shtatzënë .
Sipas burimeve të policisë, të paktën një fëmijë në muaj lind nga divizioni special i policëve të trajnuar për këtë punë.
(ed.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO - Policët trajnohen edhe për tu bërë mami