Butrinti po njeh një rritje të fortë të turistëve dhe të ardhurave, duke u kthyer në një nga pikat më të vizituara në vend.

Gjatë një mbledhjeje të bordit me përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se viti i kaluar ka shënuar rezultate shumë pozitive falë mirëmenaxhimit dhe administrimit efikas të parkut.

Sipas tij, numri i vizitorëve arriti në 295,152, ose 147% më shumë krahasuar me vitin 2023, ndërsa të ardhurat u rritën me 218%.

Në takim u fol edhe për sezonin e ri turistik dhe shtimin e aktiviteteve kulturore, me synimin që përvoja e vizitorëve në Butrint të bëhet edhe më e pasur.

Parku Kombëtar i Butrintit, rreth 25 kilometra nga Saranda, mbetet një nga pasuritë më të rëndësishme kulturore dhe natyrore të vendit, duke tërhequr çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 11:47

    Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?