Rekordet në boksin profesionist, shqiptarët i presin ndeshje të mëdha në Amerikë! Promotori Briget: Do arrijmë nivele të admirueshme (VIDEO)

Pas sukseseve në boksin olimpik, boksierët shqiptarë prej një periudhe relativisht të shkurtër po shkëlqejnë edhe në boksin profesionist. Shumë prej tyre deri më tani numërojnë vetëm fitore dhe asnjë humbje, ndërsa në më pak se dy muaj do kenë mundësinë të provojnë veten në Amerikë.

“Do bëjmë një event të madh në fund të majit në Amerikë për ti treguar gjithë botës që Shqipëria ka vlera. Ne jemi njerëz të fortë, jemi njerëz që do arrijmë atë që kanë arritur edhe shtete të tjera në evente të mëdha,”-tha Briget Seitaj, promotor boksi.

Briget Seitaj pak ditë më parë organizoi eventin ‘Grushti i Hekurt’ ku thotë se mbeti i mhanitur me nivelin e boksierëve shqiptarë.

“Nuk e kisha parashikuar që do shkonte në këtë mënyrë. Për Nelsonin isha i bindur që 100% do të fitonte ndeshjen, por për të tjerë 50 me 50. Edhe në këtë formë do isha i kënaqur, por ata fituan të gjithë. Mbeta i befasuar,”-u shpreh Briget Seitaj, promotor boksi.

Seitaj është një emigrant shqiptarë nga Korça në Amerikë, i cili thotë se komuniteti shqiptar atje po pret me padurim ndeshjet e boksit.

“I nisëm përgatitjet, duke komunikuar me komunitetet shqiptare nga të gjitha shtetet e Amerikës. Na erdhën kërkesa nga këdo, telefonata, duke na thënë se mezi presin ndeshjet. Një dëshirë e madhe për ndeshjet e shqiptarëve. Ne jemi shumë larg nga Shqipëria dhe kjo na bën më shumë patriot se ç’duhet. Mezi presim këtë event në Amerikë,”-tha ai.

Edhe te boksierët shqiptarë objektivat për të ardhmen janë rritur me promorin Briget.

“Do luftojmë edhe atje për një rrip shumë të madh (brez). Zoti Briget na ka ofruar të gjitha mundësitë pasi në boksin profesionist janë tejet të rëndësishme mundësitë ekonomike. Tani të gjitha po i heq Briget dhe shpresoj të bëjmë më të mirën në Amerikë,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Deri më tani janë konfirmuar se përveç Nelson Hysës në Amerikë do shkojnë edhe boksierët Alban Bermeta dhe Alban Beqiri, ndërsa në vijim mund të ketë edhe të tjerë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar