KINË- Një femër panda e moshës 18 vjeç, ka lindur në mënyrë natyrale në Chengdu, kryeqytetin e provincës Sichuan të Kinës, më 19 gusht, 3 të vegjël, me të vërtetë një rekord lindjeje.

Dy nga trenjakët për fat të keq nuk kanë mbijetuar, por i tretë është mirë dhe gëzon shëndet të plotë. Edhe nëna e tij, Jiaozi, tashmë e ka marrë veten, pas një lindjeje që i ka kushtuar shumë, duke pasur parasysh moshën e tij të përparuar.

Këlyshit ende nuk i është vënë një emër. Ajo është femër dhe peshon 300 gramë nga 90 që peshonte në lindje.

Në  Kinë jetojnë më shumë se 1.500 panda të egra në natyrë dhe më shumë se 300 në robëri.

Redaksia Online
(j.k/ Shqiptarja.com)