Rekordmeni Berisha, “thyen”
rekordin qëndron 153 minuta mbi ujë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer për të disatin vit me rradhë rekordin e vendosur nga vetë ai, për qëndrimin në det duke notuar. Këtë vit Berisha ashtu siç lajmëron edhe vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer për të disatin vit me rradhë rekordin e vendosur nga vetë ai, për qëndrimin në det duke notuar. Këtë vit Berisha ashtu siç lajmëron edhe vetë në profilin e tij në “facebook”, ka qëndruar në det 153 minuta.
Rekordi i Berishës nuk konsiston në ecje në det duke notuar, por zhvillimi i notit në një hapësirë jo shumë të largët por brenda një kohe relativisht të gjatë. Nëpërmjet 7 fotove dhe një shkrimi shoqërues, Berisha ka njoftuar të gjithë fansat e tij se më në fund edhe për këtë vit e theu rekordin e tij në not.
Sipas asaj që shkruan Berisha në “facebook”, ai qëndroi në ujërat e Jonit për 153 minuta pa llogaritur rezervën, çka do të thotë se vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër rekord.
Thyerjen e rekordeve në not, ish-kryeministri e ka kthyer në një traditë të përvitshme ku ndryshimin e vetëm e bën plazhi të cilin ai zgjedh për të vendosur këto rekorde. Berisha është ndjerë edhe nostalgjik në fund të rekordit të tij, ku në fund të rekordit të tij ashtu siç shkruan edhe vetë Berisha ka marrë dhe ka shfletuar faqe për faqe librin e tij të notit që nga fëmijëria ku lahej në lumenj dhe deri në rekordin që ka vendosur dje.
“Gjatë notit sot kam shfletuar faqe për faqe librin tim të notit që nga vitet e fëmijërisë së hershme kur laheshim në lumenj që mbusheshin me ujërat e borës që shkrinte dhe ndonjëherë në Valbonë në kaltërsinë e saj të akullt, në liqenj akullnajash në Alpe, më pas në rezervuare, liqenjtë dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal. Përsosmëria nuk ekziston por unë falënderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin”, shkruan Berisha.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
59/4
Sondazhi i ditës:
9 Nëntor, 11:21
A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?
-
Po
30.3%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1786
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosi me thikë ish të dashurën e tij gjykata e Korçës cakton masën 'Arrest me burg' për 41 vjeçarin: Ka përfituar nga mua shuma deri në 5 milionë lekë
10 Nëntor, 10:05
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ChatGpt refuzoi të krijonte 250,000 falsifikime
10 Nëntor, 09:57
-
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
10 Nëntor, 09:48
-
‘Do jesh dritë në rrugën time, faleminderit që më zgjodhe mua’, Edlira Çepani fjalë zemre për Gerti Bogdanin: Kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave
10 Nëntor, 09:32
-
Inxhinieri i biomjekësisë në 'Klinika 24': Në të ardhmen jeta jonë do të varet nga robotët
10 Nëntor, 09:06
-
Psikologia Artemisi Dono në 'Klinika 24': Çfarë është ataku i panikut dhe si ta menaxhojmë për të dalë nga kjo gjendje
10 Nëntor, 08:56
-
Kosovë, pritshmëritë nga administrata e re amerikane
10 Nëntor, 08:45
-
Trump 'çimenton' fitoren në SHBA, merr edhe Arizonën! Tani me 312 vota, Harris vetëm 226
10 Nëntor, 08:36
-
‘Potencial i jashtëzakonshëm turistik’, Rama thirrje të rinjve: Zgjidhni Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit
10 Nëntor, 08:28
-
'Në librari', tre titujt për këtë fundjavë: ‘Përrallëtarët e gjuhës shqipe’, ‘Në mbrojtje të arsyes albanologjike’ dhe ‘Pse e përqeshin shoqet Martinën’
10 Nëntor, 08:11
-
Personat që vishen gjithmonë me rroba të zeza, një fenomen me mesazh të qartë
10 Nëntor, 07:59
-
Shkodër, shpërthen eksploziv në derën e një banese, në gusht i vunë lëndë plasëse tek agjencia funerale (EMRI+VIDEO)
10 Nëntor, 07:59