Rekordmenia braziliane e Guinness,
emision për Rona Nishliun

Rekordmenia braziliane e Guinness,<br />emision për Rona Nishliun
Përveçse në Shqipëri dhe Kosovë, këngëtarja Rona Nishliu tanimë ka depërtuar edhe në Brazil.

Ka qenë pikërisht këngëtarja braziliane Georgia Brown, e cila në emisionin e saj “Muzika në 7” minuta i ka kushtuar një puntatë të tërë Ronës.

Ajo ka treguar gjithçka që ka mundur të gjejë me anë të internetit për Ronën.

“E kam zbuluar një këngëtare të veçantë nga Shqipëria dhe ajo e meriton një vëmendje të madhe. Kemi shumë për të folur për të pasi që ajo ka një talent të jashtëzakonshëm dhe e meriton të njihet në të gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera Brown.

Ajo më pas ka dhënë një biografi të Rona Nishliut duke përmendur sukseset më të mëdha të saj.

Ndërsa për fund ka publikuar edhe këngën e saj “Suus” me të cilën Rrona theu rekordin shqiptar në Eurovision.

Nga ana tjetër ka reaguar vetë këngëtarja për këtë lajm fantastik.

Rona Nishliu ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan: “Zëri dhe puna ime shkojnë edhe në Brazil. Akoma nuk arrij të besoj që një super njeri si Georgia Brown, që mbanë rekordin në librin e rekordeve Guiness për shtrirjen më të madhe vokale, ka promovuar dhe komentuar në emisionin e saj në Brazil zërin dhe interpretimin tim. Është nder i madh. Faleminderit Gerogia”.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos