Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur një tjetër dosje në luftën ndaj terrorizmit, këtë herë duke dënuar me 15 vite burg në mungesë Almir Dacin ish-imamin e xhamisë së Leshnicës në Pogradec.
 
Daci u vu nën akuzë për veprat penale me qëllime terroriste përfshi rekrutimin e luftëtarëve për xhihad dhe nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.
 
Vetë Daci nuk ishte i pranishëm në 37 seancat e gjykimit të zhvilluara ndaj tij, pasi prej kohësh ai rezulton jashtë vendit dhe në disa pamje filmike është shfaqur në frontin e luftimeve në Siri.
 
Almir Daci dyshohet se ka rekrutuar jashtë vendit mbi 25 luftëtar kryesisht të rinj nga zonat e Pogradecit, Korcës, Librazhdit dhe Përrenjasit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com