Rektorët, rizgjidhen gjithë të vjetrit

Në krye të universiteteve të vendit janë rizgjedhur të gjithë ata drejtues që ishin. Një ditë më parë "Shqiptarja.com" publikoi emrat e fituesve të universiteteve të rretheve, ku pa përjashtim janë rikonfirmuar në krye të tyre, edhe për një mandat të dytë, ata që ishin. Kështu, universiteti i Vlorës do të drejtohet sërish nga Albert Qarri, që e mori postin e rektorit pas largimit të Tanush Shaskës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, postin e rektorit do të vazhdojë ta mbajë Jorgaq Kaçani, në Universitetin e Arteve Petrit Malaj, në atë të Durrësit Mit'hat Mema, pas largimit të Agim Kukelit. Në Elbasan zgjedhjet u fituan nga Liman Varoshi dhe në Korçë nga Gjergji Mero, në Shkodër Artan harxhi, ndërsa në Gjirokastër është rikonfirmuar sërish Gëzim Sala. Në universitetin e Sporteve nuk janë zhvilluar zgjedhjet, pasi ata janë pezulluar nga MASH-i për shkak të një konflikti mes rektorit dhe senatit akademik.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane