Rektori i UT, Kule: “S'kemi pedagogë
për kaq shumë studentë”

Rektori i UT, Kule: “S'kemi pedagogë<br />për kaq shumë studentë”
Universitetet nuk kanë staf akademik për të përballuar numrin e studentëve që do të ulen për herë të parë, këtë vit, në auditoret e universiteteve publike. Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës, ka deklaruar se UT mbulon vetëm 40% të ngarkesës, për pjesën tjetër është i detyruar ta mbulojë me pedagogë të jashtëm.

Qeveria ka vendosur të shtojë me 5 mijë studentë numrin e pranimeve të reja në universitetet publike, krahasuar me një vit më parë, por vetë drejtuesit e shkollave të larta, thonë se nuk kanë staf akademik për ta përballuar. Sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, që përballon edhe fluksin më të madh të pranimve, deri në shtator duhet të zgjidhet si problemi i pedagogëve ashtu ehde i ambienteve shtesë. Sipas tij duhet të rriten pagesat për pedagogët të cilët përballojnë një ngarkesë mësimore mbi normën çdo javë, ndërkohë që duhet të shtohet dhe stafi.

"Sipas normave mësimore përballojnë vetëm 40 përqind të ngarkesës mësimore të normuar, 60 përqind përballohet nga tejkalimet e ngarkesave dhe nga pedagogët e jashtëm, por pagesa për të njëjtën punë është e ndryshme", - ka deklaruar Dhori Kule, rektor i universitetit të Tiranës. Ndërkohë ai ngre edhe problemin e mungesës së ambienteve dhe sipas tij më problem janë Ekonomiku, Filologjiku dhe Gjuhët e Huaja. Sa i përket kampusit, ai thotë se projekti ka mbetur në letër dhe asgjë nuk po bëhet në këtë drejtim. Të mërkurën qeveria miratoi kuotat e studentëve që do të nisin shkollën e lartë për vitin akadmeik 2013-2014. Në të gjithë universietetet publike do të pranohen plot 31 mijë studentë të rinj.

(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin