PRISHTINË - Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ka ndërprerë përfundimisht marrëveshjen e memorandumit të bashkëpunimit për regjistrim të familjarëve të veteranëve më shoqatat e dala nga lufta.
Kështu raporton Klan Kosova.
Këtë ua ka bërë me dije drejtuesve të këtyre shoqatave, duke qartësuar se nuk do të ketë as tani dhe as në vitet e ardhshme regjistrime të studentëve të bazuar në dokumentet e kaluara.
Sipas tij, megjithatë do të zbatohen të gjitha detyrimet ndaj kategorive të luftës që dalin nga legjislacioni i Kosovës, siç është lirimi nga pagesa e semestrit dhe e konviktit, si dhe dhënia e përparësisë me rastin e regjistrimit në kushte të barabarta./ATSH/