TIRANE - Muaji Tetor shënon një vit nga koha kur dosja e “21 Janarit” u dorëzua për rekurs në Gjykatën e Lartë dhe ende nuk ka një datë se kur do të nisë gjykimi për një nga proceset më të nxehta të drejtësisë shqiptare.
Në protestën e 21 Janarit të vitit 2011 mbetën të vrarë para kryeminsitrisë katër protestues të pafajshëm, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda teska pas hekurave për këto katër vrasje nuk ndodhet askush.
Referuar faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë kërkesa për rekurs është dorëzuar më 28 Tetor të vitit 2013 nga Prokuroria e Apelit, e prej asaj date kjo dosje ndodhet ende në studim nga Gjykata e Lartë.
Dhe pse në liri ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi, gardistët Agim Llupo e Margarit Kume për Prokurorinë rezultojnë të pandehur, por për një vit Gjykata e Lartë ka mundur të caktojë vetëm relatorin e kësaj dosje, pa bërë asnjë hap më tej.
Relator i dosjes “21 Janari” është caktuar gjykatës Edmond Islamaj, teksa siç dhe shihet nga faqa zyrtare e Gjykatës mungon data e nisjes së procesit si dhe data e një planifikimi të mundshëm.
Një ditë më parë nga emisioni “5 Pyetjet nga Babaramo” ishte kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se 21 Janari nuk mbyllet pa drejtësi.
Ceshtja e 21 Janarit ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ceshtja e 21 Janarit ne faqen zyrtare te Gjykates se LarteRedaksia Online
(Shqiptarja.com)