Remitancat ulen 33
për qind në 6-mujo

TIRANE - Të ardhurat që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre në Shqipëri ishin në nivelet më të ulëta historike në tremujorin e dytë 2013, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar si tendencën ciklike, ashtu dhe krizën që po kalojnë Greqia dhe Italia. Prurjet ishin 105 milionë euro, niveli më i ulët historik, që nga viti 2004, kur Banka e Shqipërisë publikon të dhënat.

Për gjashtëmujorin e parë, remitancat ishin vetëm 228 milionë euro, me një rënie 33% në raport me një vit më parë. Trendi rënës i remitancave pritej për shkak të lëvizjeve ciklike (pas 20 vitesh emigrantët fillojnë e shkëpusin lidhjet nga vendi mëmë), megjithatë ai është përshpejtuar për shkak të krizës që po përjetojnë Greqia dhe Italia, që kanë lënë mijëra shqiptarë të papunë.

Remitancat e emigrantëve përdoren kryesisht për financimin e konsumit në vend. Tkurrja e tyre u ndie dhe në verën e këtij viti, teksa monedha vendase nuk fitoi pikë ndaj euros, siç ndodhte rëndom në këtë periudhë, kur një pjesë e emigrantëve vinin për pushimë në vendin mëmë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore