Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova rritje të konsiderueshme

 Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova rritje të konsiderueshme

Skuadra e kombëtares shqiptare

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të Kombëtareve që vjen menjëherë pas përfundimit të kompeticionit më të ri Liga e Kombeve. Shqipëria pas dy ndeshjeve të zhvilluara nuk ka lëvizur asnjë pozicion pasi renditet e 60 me po 1372 pikë. Pritej që kuqezinjtë e drejtuar nga Panucci të pësonin zbritje si pasojë e humbjes turpëruese 0-4 kundër Skocisë në Ligën e Kombeve, por fitorja me Uellsin në miqësore si dhe hapat e gabuar të skuadrave që gjenden pranë nesh, kanë bërë që Kombëtarja të mbetet ne vend. 

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova vijon rritjen permanente, por këtë herë me hapa më të mëdhenj. Dy fitoret me shifra tensitike, 0-5 kundër Maltës dhe 4-0 kundër Azerbajzhanit, kanë bërë që “dardanët” të fitojnë 6 pozicione. Aktualisht Kosova renditet e 131 me 1113 pikë.

Sa i përket vendit të parë kryesimin vijon ta mbajë Belgjika, pavarësisht se këta të fundit u mposhtën 5-2 nga Zvicra dhe humbën mundësinë për të prerë një biletë në “final-four” të Ligës së Kombeve. Menjëherë pas saj vjen Franca kampione bote me vetëm 1 pikë më pak, ndërsa podiumin e plotëson Brazili me 1676 pikë. I vetmi ndryshim në 10 vendet e para është se Portugalia ka parakaluar Uruguain në vendin e 6-t duke shkëmbyer pozicionet mes tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore