TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot pasdite me vetëm 4 vota, procedurat për hedhjen e shortit për renditjen e partive në fletën e votimit. Anëtarët e komisionit vlerësuan se për këtë procedurë duhej vetëm një akt i thjeshtë, që miratohej me 4 vota pasi bëhej fjalë vetëm për këto zgjedhje. Vendimi u kundërshtua nga përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, që tha se rregullat e shortit duhej të mbështeteshin mbi një akt normativ që kërkonte 5 vota.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, ka kërkuar që shorti të hidhet sipas rregullave të Kodit, pra, mbi një akt normativ. Dhe ky vendim nuk merret me katër vota e aq thjesht. Por Gjonçaj është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti që tha se nuk ka pse kapeni pas një fjale si "akt normativ". "Akti vlerësohet, tha Kosovrasti, nuk prodhohet.
"Akti i thjeshtë votohet me 4 vota dhe ky rast është i thjeshtë, tha nga e saj komisionierja Vera Shtjefna, duke mbështetur Kosovrastin dhe kundërshtuar Gjonçaj. Përcaktimet e aktit të thjeshtë i jep vetë Kodi Zgjedhor dhe ky është një rast tipik me natyrë individuale, pra jo normativ për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve në fletë", - tha ajo.
ÇFARE PARASHIKON KODI ZGJEDHOR DHE A KA KRYER SHKELJE, KQZ?
Pika 5 e nenit 98 të Kodit Zgjedhor thotë se “Rregullat për hedhjen e shortit përcaktohen me akt normative të Komisionit Qëndror” ndrsa neni 24, ai për vendimarrjen në KQZ, përcakton qartë se “aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet, konsiderohen të miratuara kur votojnë “pro” jo me pak se 5 anëtarë të KQZ-së.
Në këto kushte, rezulton se institucioni i vetëm i administrimit të zgjedhjeve në vend KQZ, sapo ka kryer shkeljen e parë ligjore pas krizës që e kaploi pas shkarkimit të anëtarit të propozuar nga LSI dhe dy dorëheqjeve të tjera nga radhët e të propozuarve të PS-së.
NIS HEDHJA E SHORTIT PER RENDITJEN E PARTIVE NE FLETEN E VOTIMIT
Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres është renditur e para
Partia Popullore Kristian Demokrate është renditur e dyta
Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane është renditur e treta
Koalicioni 'Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim' e katërta
AK e pesta dhe FRD e gjashtë në renditjen e votimit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44