Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë tre nga gjashtë ndeshjet e raundit të 20-të. Te fitoret dolën Apolonia, Lushnja dhe Pogradeci.
Në Bajram Curri, vendasit e Valbonës u mposhtën 2-3 nga Pogradeci. Pengu, Alidemaj dhe Berberi shënuan për miqtë, ndërsa Lamce dhe Krasniqi ishin autorët e golave te Valbona.
Në Kukës ishin miqtë e Lushnjës që fituan 1-2. Canka dhe Kamissoko shënuan për lagunarët, ndërsa shkurtoi Okonkuo. Ndërkohë në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia vendase fitoi 4-2 kundër Korabit. Musa, Umeijego (2x) dhe Hebeja shënuan për Apoloninë, ndërsa te dibranët Marku dhe Treni.
Krizë për Kukësin, Korabin dhe Valbonën, që e shohin veten në zonën e ftohtë.
Kategoria e Parë, raundi 20-të:
E shtunë, 25 janar 2025
Apolonia 4-2 Korabi
Valbona 2-3 Pogradeci
Kukësi 1-2 Lushnja
E diel, 26 janar 2025 - 13:30
Flamurtari - Kastrioti
Vora - Besa
E hënë, 27 janar 2025 - 12:00
Erzeni - Burreli
Renditja: