Noel Cura, 15-vjeçari që bashkoi mijëra shqiptarë në përpjekjen për t'i siguruar trajtimin jashtë vendit, është ndarë nga jeta pas një beteje me një tumor agresiv në kokë.
Ai u diagnostikua në janar të vitit 2025 dhe familja apeloi për ndihmë, pasi kishte nevojë urgjente për kurim jashtë Shqipërisë. Brenda një kohe të shkurtër, mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes dhe u siguruan fondet e nevojshme për trajtimin.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe kurimit, 15-vjeçari nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur babai i tij, avokati Artan Cura.
“Me hidhërim të thellë e me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta djali ynë i shtrenjtë Noel Cura. I paharruar qofsh, biri im”, shkroi ai.
Noel Cura ishte pjesë e Akademisë Apolonia dhe konsiderohej një talent i ri i futbollit.









Komente
Komento