Shqipëria renditet edhe këtë vit vendi i fundit në Europë për zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Për më tepër, vendi ynë ka pësuar rënie në renditjen globale që kryhet çdo vit nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve. Sipas raportit për matjen e Shoqërisë së Informacionit 2015, Shqipëria renditet në vendin e 94-t në botë, ndërkohë që vitin e shkuar mbante vendin e 84-t. Indeksi IDI, i zhvillimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit përfshin tre indikatorë kryesorë, që janë aksesi në teknologji, përdorimi i teknologjive dhe aftësitë e përdoruesve të teknologjisë.
/Shqiptarja.com




