Renditja/ Arsenali 'shkelmon' shansin për kreun, pëson humbjen e parë sezonale! Tottenham përmbys 4-1 Uest Hamin, Man. United vuan për tri pikë

Renditja/ Arsenali 'shkelmon' shansin për kreun, pëson humbjen e parë sezonale! Tottenham përmbys 4-1 Uest Hamin, Man. United vuan për tri pikë

Ironia e Martinez dhe goli i Hojlund te United

Futbolli anglez është në javën e tetë. Kjo e shtunë sportive nisi në Londër, aty ku Tottenham përmbysi 4-1 Uest Hamin. Tri pikë për Manchester United, që fitoi jo me lehtësi 2-1 kundër Brentford. Këtë mbrëmje Arsenali humbi mundësinë për të marrë kreun e renditjes, duke humbur 2-0 në udhëtim nga Bournemouth. 

Tottenham përmbysën 4-1 Uest Hamin në derbin e Londrës. Kudus shënoi për miqtë pas 18 minutave, para se Kulusevski t'i dërgonte skuadrat në ekuilibër në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Bissouma, autogoli i Areola dhe Son shënuan sërish për Spurs.

Në "Teatrin e Ëndrrave", Manchester United përmbysi 2-1 Brentford. Pjesa e parë u mbyll 0-1 me golin e Pinnock, që duket se "gënjeu" të tijtë që nuk e nisën mirë pjesën e dytë. Garnacho dhe finesa e Hojlund në pjesën e dytë i dhanë tri pikë "Djajve" të ten Hag, duke qetësuar disi situatën e rezultateve të fundit. Kjo ishte fitorja e parë e United për më shumë se një muaj.

Arsenali i Mikel Artetës flaku tej një mundësi të mirë për kreun e Premier League dhe presionin që duhet të kalonte te rivalët e Manchester Cityt dhe Liverpool. Në udhëtim, Arsenal u mposht 2-0 nga Bournemouth me golat e Christie dhe Justin Kluivert në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Ky duel u prish në ekuilibra pas minutës së 30-të, kur miqtë mbetën me një lojtar më pak pasi Saliba doli me karton të kuq. Me 17 pikë "Topçinjtë" mbeten në vendin e tretë, ndërsa Bournemouth ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e dhjetë. Vlen të theksohet se 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë sezonale.

Premier League, raundi 8-të:

E shtunë, 19 tetor 2024

13:30 Tottenham 4-1 Uest Ham

16:00

Fulham 1-3 Aston Villa

Ipsuich 0-2 Everton

Manchester United 2-1 Brentford

Neucastle 0-1 Brighton

Southampton 2-3 Leicester

18:30 Bournemouth 2-0 Arsenal

E diel, 20 tetor

15:00 Uolves - Manchester City

17:30 Liverpool - Chelsea

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
Arsenal turpërohet 2-0 nga Bournemouth, humbet shansin për kreun! 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë


Arsenali i Mikel Artetës flaku tej një mundësi të mirë për kreun e Premier League dhe presionin që duhet të kalonte te rivalët e Manchester Cityt dhe Liverpool. Në udhëtim, Arsenal u mposht 2-0 nga Bournemouth me golat e Christie dhe Justin Kluivert në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Ky duel u prish në ekuilibra pas minutës së 30-të, kur miqtë mbetën me një lojtar më pak pasi Saliba doli me karton të kuq. Me 17 pikë "Topçinjtë" mbeten në vendin e tretë, ndërsa Bournemouth ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e dhjetë. Vlen të theksohet se 'Topçinjtë' pësojnë disfatën e parë sezonale.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Bayern Munich 'shkërmoq' 4-0 Stuttgartin dhe rikthehet në krye të renditjes! Harry Kane shkëlqen me tripletë

Bayern Munich 'shkërmoq' 4-0 Stuttgartin dhe rikthehet në krye të renditjes! Harry Kane shkëlqen me tripletë