Rëndohet pozita për mikun e Laert Haxhisë, GJKKO firmos tjetër masë ‘arrest në burg’ për Firdeus Berberin

Rëndohet pozita për mikun e Laert Haxhisë, GJKKO firmos tjetër masë ‘arrest në burg’ për Firdeus Berberin

Firdeus Berberi dhe Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar një tjetër masë sigurie ‘arrest në burg’ për Firdeus Berberin, i cili u ekstradua nga Greqia më 21 gusht 2024. Berberi doli sot në GJKKO, ku iu konfirmua masa e sigurisë 'arrest në burg', duke e lënë 23-vjeçarin në qeli pa afat. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe roli i tij është zbuluar nga dëshmia e Artan Tafanit, i penduar i drejtësisë.

Sipas Tafanit në shkurt të vitit 2023, Berberi në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe një anëtar tjetër të grupit kanë vjedhur me dhunë një automjet në Durrës, për ta përdorur më pas për ngjarje kriminale. Berberi akuzohet gjithashtu edhe për kërcënimin e dy punonjësve të policisë gjatë operacionit për arrestimin e Artan Tafanit në zonën e Astirit në Tiranë. Në atë kohë Berberi ishte në kërkim për plagosjen e Johan Muçllarit në Pogradec dhe gjatë kësaj periudhe fshihej në Tiranë.

Ndaj Berberit është caktuar masë sigurie edhe nga gjykata e Pogradecit pasi akuzohet për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”. Berberi plagosi në 2022 Joan Muçllarin, djalin e një biznesmeni në Pogradec.

Berberi u arrestua në Greqi bashkë me Laert Haxhiun në maj të 2023 në një kohë kur ky i fundit konsiderohej nga autoritetet shqiptare si një nga 5 më të kërkuarit në vend.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?