RENEA 'blindon' Morinën, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje e vjedhje në Greqi (VIDEO)

KUKËS- Një person i shpallur në kërkim për vrasje është vënë në prangat e RENEA-s.I arrestuari është Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës. Këtij personi i janë sekuestruar pistoletë, armë gjahu teke, dylbi dhe municion luftarak.

Duraku ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje", "Armëmbajtja pa leje", "Vjedhja me dhunë" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim". Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

Vrasjen Bruim Duraku e ka kryer në vitin 2010 më datë 1 Maj në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë.  Duraku, në bashkëpunim me Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të një shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit,  e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur  greken A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit ngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin ngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë  e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

Po ashtu Duraku akuzohet për disa vepra të tjera penale. Konkretisht: 

Më datë 26.03.2010,  në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar kanë hyrë tek banesa e një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 06.04.2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, dyshohet se Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D. kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16.04.2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

Po ashtu ka rezultuar se këta dy persona kanë hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, pa respektuar formalitetet ligjore të kalimit kufitar nëpërmjet ndonjë pikë kufitare të atij shteti.

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Autoriteteve të Drejtësisë së Greqisë, mbi transferimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve shqiptarë Burim Duraku dhe Sh. D., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale "Vrasja me dashje, në bashkëpunim", "Vjedhja me dhune", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta"dhe "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lumi: 30/01/2021 00:37

    Ulni shoejtesine o njerez ,;se po merrni dynjane ne qafe,,,,dhe ju o biciklista ecni me drita para dhe mbrapa sidomos kur udhetoni ne vende pa drite....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë