RENEA në mbrojtje të Samir Tahirit 
pas SMS-së kërcënuese nga Gjuta

RENEA në mbrojtje të Samir Tahirit <br />pas SMS-së kërcënuese nga Gjuta
TIRANË - Konflikti me Vladimir Gjutën, i cili dyshohet si edhe personi që i vendosi tritolin në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, ka bërë që prej disa ditësh ministri i Brendshëm të lëvizë me masa të larta sigurie.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se më datë 9 Maj, ministri Tahiri ka marrë mesazhe kërcënuese nga Gjuta, çka ka bërë që ai të marrë masat për sigurinë e tij.
 
Nga të njëjtat burime mësohet se janë pikërisht forcat speciale RENEA ato që janë vënë në gatishmëri të Ministrit të Brendshëm, në dispozicion të të cilit është vendosur edhe një makinë e blinduar.

Mësohet se Tahiri është kërcënuar më 9 maj përmes një mesazhi telefonik Burime të sigurta për A1 Report thanë se mesazhi kërcënues dyshohet se i është dërguar nga Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim nga policia për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, së bashku me nipin e tij Baftjar Bruka. 

Mesazhi kërcënues
Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i është dërguar një mesazh kërcënues në telefonin e tij personal. Dyshohet, se mesazhi i është dërguar nga Vladimir Gjuta, njëri nga eksponentët më kriminalë i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, ose nga të afërm ose familjarë të tij. Mësohet, se në mesazhin e dërguar në telefonin e Ministrit Tahiri, i kërkohet që të lërë të qetë familjen Gjuta ose në të kundërt do ta pësojë. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”.

Ky është mesazhi i cili mësohet t’i jetë dërguar Ministrit të Brendshëm në datën 9 Maj të këtij viti. Sipas burimeve, mësohet se mesazhi kërcënues dyshohet se i është dërguar nga Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim nga policia për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Bashkim Tahirit së bashku me nipin e tij Baftjar Bruka. Gjithashtu, bëhet me dije se pas marrjes së mesazhit kërcënues, Tahiri menjëherë ka njoftuar Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çakon, shefin e antiterrorist, si dhe kryeprokurorin e Krimeve të Rënda.

Hetimet
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me oficerët e antiterrorit po vijojnë hetimet e tyre në lidhje me vendndodhjen se nga cili vend i është dërguar mesazhi kërcënues Ministrit Tahiri, si dhe identifikimin e personit që ia ka dërguar atë. Gjithashtu, nga hetimet e para ka rezultuar se mesazhi kërcënues, Ministrit i është dërguar nga një kompani telefonike në shqipëri, dhe se grupi i hetimit së bashku me këtë kompani telefonike po heton më tej se nga cili vend i shqipërisë i është dërguar.

Po ashtu, kujtojmë se disa ditë më parë, Policia e Shtetit ka urdhëruar grupet e operacioneve speciale dhe FNSH të kryejnë një kontroll “blic” në ambjentet e “Vilës Gjuta”, e cila ndodhet në rrugën e Elbasanit pasi kishte informacion se aty qëndronte Vladimir Gjuta. Ndërkohë, nga ky kontroll i imtësishëm dhe i kryer në mensnatë nuk është arrestuar asnjë person.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën