RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Korçës me qëllim arrestimin e Mihallaq alias Mjallaq Përgjika, i ciliësuar një person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Pasi morën të dhëna se Përgjika banonte në një pallat në qytet, Policia dhe RENEA rrethuan zonën, por nuk kanë arritur ta kapin.

Përgjika është dënuar në mungesë me 18 vite burgim për akuzën e vrasjes së shtetasit Pëllumb Çollaku në vitin 2008 dhe "Mbajtje pa lejë të armëve".

Mësohet se gjatë viteve 2020-2021 Përgjika mendohej se ndodhej në Belgjikë, ndërsa më pas dyshohet se është rikthyer në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe është vendosur në Korçë, ku besohet se ka tentuar të qëndrojë i fshehur.

Lajm në përditësim...