Reni i Elbasanit në Durrës? Zbulohet personi në videon e ‘Pa Gjurmë’: Nuk jam unë këngëtari

Zhdukja e mistershme pa lënë gjurmë e Renato Hamzës ngjalli shume dyshime. Rasti i trajtuar edhe mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ solli reagime të shumta me një lumë telefonatash, pas videos të transmetuar, ku djali që duket nën shoqërinë e një vajze u dyshua se ishte Renato Hamza, këngëtari i humbur 4 vite më parë (shiko këtu). 

Për shkak të ngjashmërisë së madhe stafi ’’Pa gjurmë’’ nisi sërish kërkimet. Pas telefonatave që erdhën në mbyllje të emisionit mësuam se djali në video nuk ishte Renato Hamza, por një i ri tjetër me origjinë nga Durrësi, por që jeton në Itali. Stafi komunikoi vetë me djalin, i cili kërkoi të kontakojë me ne për të vërtetuar autenticitetin e videos. Prej tij mësuam se ishte Jashar Alla, me të njëjtën moshë që ka Renato 25 vjec, i cili na tha se personi në video ishte ai vetë dhe jo Renato Hamza.

Ky i fundit pas verifikimeve të kryera rezulton ende në skedën e të humburve. I njohur si Reni i Elbasanit, këngëtari elbasanas i njohur për muzikën tallava, u zhduk 4 vite më parë. Nëna e tij denoncoi humbjen e të riut, ndërsa ngjarja është bërë publike edhe më parë në media. Ne iu rikthyem kësaj historie me kërkesë të nënës dhe pas apelit që bën vajza e tij sot 4 vjece, e cila ende nuk e njeh të atin pasi bashkëshortja e Renatos ishte shtatzënë kur 25 vjecari humbi gjurmët.

VIDEO e publikuar nga emisioni Pa Gjurmë

Shumë informacione erdhën në drejtim të këtij rasti ndërsa një prej të cilëve ishte ai i dy zonjave që lokalizonin vendndodhjen e Renatos, 30 minuta larg nga Tirana. Stafi i ’’Pa gjurmë’’ u nis drejt Durrësit, shoqëruar nga blutë e qytetit, për të marrë një dëshmi mjaft të rëndësishme që lidhet me fatin e 25-vjecarit. Sot Renato që sot është 25 vjec, lë në pritje ende familjarët e tij. Ndersa Stafi ’’Pa gjurmë’’ është drejt gjurmëve të tij…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën