Rënia e ashensorit në Tiranë, policia arreston teknikun

Rënia e ashensorit në Tiranë, policia arreston teknikun

Policia e Tiranës ka vënë në pranga teknikun e ashensorit, pas ngjarjes së djeshme tek "Don Bosko" që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Ashensori ra në bodrum, dhe për pasojë mbeti e lënduar një vajzë 24-vjeçare, punonjëse e një furre buke.

A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, sipas policisë ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

Ai do të hetohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Një muaj më parë po në këtë ashensor ishin bllokuar disa persona. Disa prej banorëve janë shprehur se shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht, por nuk është marrë asnjë masë.

Ky nuk është rasti i parë i incidenteve të tilla. Më herët incidentet e ashensorëve kanë rezultuar tragjikë për jetën e banorëve.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston