Ish -ambasadori shqiptar Sokol Gjoka komentoi rrëzimin nga pushtetit të diktatorit sirian Bashar al-Assad. Sipas tij rënia e regjimit të Bashar al-Assad shënon një epokë të re për Sirinë, pasi ai mbijetoi për vite falë mbështetjes së fuqive të huaja si Irani dhe Rusia.
Mungesa e mbështetjes popullore dhe politikat shtypëse ishin arsye kyçe për rrëzimin e tij. Me fundin e diktaturës, situata në vend mbetet e paqartë, ndërsa forcat opozitare shfaqen si aktorë të rinj. Siria vazhdon të përbëjë një pikë përplasjeje për interesat rajonale dhe globale, për shkak të pasurive natyrore dhe rolit të saj strategjik.
'Rënia e regjimit të Assad, diçka e vonuar. U mbajt me investimin e fuqive të huaja, kryesisht Iran dhe proxive të vet por edhe të federatës ruse. sapo hoqën dorë nga kjo mbështetje regjimi i Assad u shkërmoq. Nuk ka pasur mbështetje në popull. Ka ushtruar politika dhunuese, vrasës. Çdo regjim që i kundërpërgjigjet popullit me armë shfarosëse me armë nuk ka mbështetje popullore. Mbyllet një epokë diktatoriale për Sirinë. Por duhet parë si do ecin situata në vend. Tashmë nuk dihet se kush do e drejtojë këtë vend. Në kushtet aktuale forcat opozitare bëhen aktorë. Deklaratat e tyre janë reformuar. Duhet parë. E rëndësishme që të shikohen zhvillimet e mëtejshme.
Siria përbën një pleksje interesash rajonale dhe globale. Jo për arsyen si një vend që ka peshë në rajon por për shkak të pasurive natyrore, dhe për ekuilibrat që luan në zhvillimet rajonale. Zhvillimet në Siri ishin goditje e fortë për Iranin dhe Rusinë. Ka dhe faktorë të rëndësishëm në atë rajon.'
Lajmi kryesor: